Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar!

Të nderuar bashkëkombës,
Sot festojmë 28 Nëntorin, Diten e Flamurit kombëtar, një datë me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë.
28 Nëntori i vitit 1912, nuk ishte thjesht një akt i rastësishëm, në këtë datë të caktuar historike! Ishte vulosje e të arriturave tona si komb, në rrugën e vështirë të lirisë.
Kjo datë, përveç kurorëzimit të përpjekjeve tona për liri shënon edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë për kombin tonë, në të cilën jemi duke ecur sot e mbi një shekull më parë.
28 Nëntori, përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithmonë të na mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë për përmbushjen e këtij testamenti.
Një ditë e tillë e madhe, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë.
Duke ju uruar Ditën e Flamurit, ju bëjmë thirrje për dashuri, tolerancë, harmoni ndërnjerëzore dhe tolerancë.

URIME! Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar!